37-vjeçari “shpërthen” ndaj policisë pas gjobës
Policia e Shkodrës ka arrestuar në flagrancë i 37 vjeçarin, E. V.
Ky person ka qenë duke lëvizur me mjet në lagjen Perash, Shkodër, në afërsi të “Urës Dervishbeg” dhe pasi shërbimet e Policisë Rrugore i kanë vendosur masë administrative për parkim të gabuar në korsinë e biçikletave, ai ka thyer xhamin e mjetit të Policisë.
Gjithashtu në momentin e shoqërimit ka kundërshtuar forcat e Policisë së Rendit Publik.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”./tvklan.al