39 vite e 6 muaj burg për familjen Djaloshi


39 vite e 6 muaj burg për familjen Djaloshi

16:33 29/12/2016

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me 39 vjet e 6 muaj burg familjen Djaloshi nga Manza e Durrësit. Ata akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre Mirosh Djaloshit, Marsin e këtij viti në oborrin e shtëpisë së tyre.

Arban Djaloshi, djali i viktimës u dënua me 35 vite burg. 26 – vjeçari është autori i vrasjes dhe para prokurorëve ka pranuar krimin. Me 3 vite burg u dënua nëna e tij, Bardhoshe Djaloshi për akuzën e pengimit në zbardhjen e së vërtetës. Me 1 vit e 6 muaj burg u dënua djali i vogël i familjes, Flavio për të njëjtën akuzë.

Gjatë hetimit, Prokuroria arriti të zbardhte motivin dhe dinamikën e krimit. Autori ka deklaruar se babai i tij konsumonte alkool dhe i keqtrajtonte nënën. Ditën e ngjarjes, Mirosh Djaloshi ka mbërritur i dehur në shtëpi dhe ka debatuar me ta.

Rreth orës 19:00, ai ka dalë nga banesa dhe pikërisht kjo është koha kur djali i tij 26 – vjeçar e ka qëlluar me mjete në forta në oborr.

Tv Klan






Të ngjashme