39 –vjeçari i vendos flakën vetes në makinë


39 –vjeçari i vendos flakën vetes në makinë

08:21 20/10/2018

Një 39-vjeçar nga Korça i ka dhënë fund jetës, duke u djegur me benzinë brenda mjetit të tij. Ngjarja ndodhi mesnatën e së premtes në afërsi të ish kampit të punëtorëve.

Gjergji Babo, kishte marrë një bidon me benzinë në një karburant dhe më pas i vuri flakën vetes, teksa mjeti ishte ne ecje e sipër.

Viktima u gjet i djegur, ndërsa flakët dëmtuan edhe tre makina të tjera të parkuara.

Policia thotë se viktima mund ta ketë ndërmarrë aktin ekstrem në kushtet e gjendjes së rënduar psikologjike.

Familjarët jashtë kamerave deklaruan se nuk i dinin arsyet pse i afërmi i tyre është vetëdjegur. 39-vjeçari jetonte me gjyshen, pasi familja kishte emigruar prej vitesh në SHBA.

Tv Klan






Të ngjashme