39 – vjeçarja e dhunuar kishte 3 urdhra mbrojtje
Marsela Çaushaj, 39 – vjeçarja nga Vlora, e cila u dhunua barbarisht nga ish – bashkëshorti i saj është duke u trajtuar me ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Vlorës. Ajo dhe tre fëmijët e mitur do të asistohen nga Shërbimi Social i Bashkisë së Vlorës.
Marsela ka qenë edhe më herët viktimë e dhunës së ish – bashkëshortit.
Ajo numëron tre urdhra mbrojtje, një gjatë martesës dhe dy të tjerë për periudhën 2014 – 2016.
Ndaj ish – bashkëshortit të saj ka të rregjistruar një procedim penal për dhunë, ndërsa gjykata e ka proceduar atë më herët në gjendje të lirë.
Ilirjan Pajo rrezikon 5 vite heqje lirie, pasi mbi të rëndon akuza e dhunës në familje dhe shkelje e urdhërit të mbrojtjes.
Tv Klan