4.5 mln vdekje të parakohshme në vit
Smogu shkakton 4.5 mln vdekje të parakohshme në vit në mbarë botën dhe i kushton tokës çdo ditë 8 mld $, ose 2900 mld në vit si pasojë e ndotjes atmosferike nga karboni, nafta dhe gazi.
Këto janë shifrat e raportit të fundit të GreenPeace, në përpjekje për të nxjerrë kostot në jete njerëzore dhe ekonomike si pasojë e ndotjes nga industria. Problemi është më i mprehtë edhe në vendet më të varfra, ku pluhurat i kalojnë nivelet e Pm 2.5, dhe ku rreth 40 mijë fëmijë humbin jetën çdo vit.
Aktivisti i GreenPeace për fushatën “Ajër i Pastër”, Minwoo Son shpjegon se ndotja e ajrit kërcënon shëndetin dhe ekonominë, duke rritur edhe risqet e infarkteve, kancerit në mushkëri, astmës. Sipas tij zgjidhjet ekzistojnë dhe më emergjentja është pikërisht tranzicioni tek energjitë e rinovueshme, pra energjia e pastër, veçanërisht për automjetet.
Klan Plus