4 ditë punë në javë në Belgjikë për të shmangur stresin dhe për të rritur produktivitetin


4 ditë punë në javë në Belgjikë për të shmangur stresin dhe për të rritur produktivitetin

14:05 07/10/2021

Belgjika së shpejti pritet të miratojë planin e saj i cili u mundëson punonjësve të  punojnë vetëm 4 ditë në javë.

Një zëdhënës i ekonomisë belge tha për mediat se propozimet aktualisht po diskutohen brenda qeverisë federale belge si pjesë e një programi më të gjerë të reformave të tregut të punës.

Qeveria federale do ta shqyrtojë propozimin javën e ardhshme në atë që mendohet të jetë lëvizja e fundit drejt një të ardhmeje pune më fleksibile në Evropë.

Ministri i punës Pierre-Yves Dermagne  e konsideron javën e punës katër-ditore një “çështje themelore” pasi pandemia COVID-19 solli ndryshime të mëdha në ambientin e punës të shumë personave .

Sipas ekspertëve kjo mund të nënkuptojë një ndryshim të përhershëm të qëndrimeve në ekuilibrin tonë mes jetës private dhe punës. Puna me 4 ditë në javë pritet  tu japë kohë njerëzve për tu fokusuar edhe në  gjëra të tjera të rëndësishme në jetën e tyre dhe pritet të përmirësojë ekuilibrin punë-jetë private.

Studimet e deritanishme kanë treguar se punonjësit të cilët punojnë me orar më të reduktuar janë më pak të stresuar dhe nuk ndikon negativisht në produktivitetin në punë.

Klan News






Të ngjashme