4 goditje me thikë, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar


4 goditje me thikë, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar

19:05 15/07/2016

Rreth dy javë pasi qëndroi në gjendje kome, ka ndërruar jetë fatkeqësisht 18-vjeçari shqiptar, Albert Dreni. Në 3 korrik një bandë latine e njohur me emrin “Mara Salvatrucha” u fut në një lokal, në Milano të Italisë dhe sulmoi një grup të rinjsh, me pretendimin se ishin bandë rivale.

I riu Albert Dreni u plagos me disa goditje thike afër zemrës, ndërsa u fut për të mbrojtur shokun e tij. Për këtë ngjarje deri tani policia italiane ka arrestuar dy persona. 18-vjeçari, me origjinë nga Durrësi jetonte në Itali me të motrën dhe xhaxhin.

/tvklan.al

Vrasësit e dyshuar të 18-vjeçarit shqiptar

vrasesit





Të ngjashme