4 minutat e ‘ferrit’


4 minutat e ‘ferrit’

21:31 05/09/2018

Vapa iku me Gushtin dhe Shtatori vjen me reshje të dendura shirash e breshëri.

Në vetëm 4 minuta ‘ferri’, reshjet e dendura të breshrit kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në një distrikt të Balikesirit në Turqi.

Në fotot e publikuara nga agjencia “DHA” shfaqet qartë dëmi i shkaktuar në minaren e xhamisë, në makina dhe në bujqësi.

Autoritetet kanë nisur përllogaritjen e dëmeve.

Fatmirësisht deri më tani nuk raportohen dëme në njerëz. /tvklan.al





Të ngjashme