4 orë ‘luftë’, peshkatarët nxjerrin diçka të pazakontë nga uji


4 orë ‘luftë’, peshkatarët nxjerrin diçka të pazakontë nga uji

18:04 10/02/2018

Peshkatarët në qytetin turk të Mersinit kapën një peshkaqen të gjatë pesë metra, të cilin e ekspozuan në treg. Peshkaqeni 300 kilogramësh u kap nga një grup peshkatarësh në ujërat e Mesdheut. Nga rrjeta e transferuan në breg ku e ekspozuan.

Kjo ngjarje e pazakontë tërhoqi vëmendje të madhe të qytetarëve të cilët dëshironin të bënin fotografi afër peshkaqenit.

Adnan Polat, ndihmës kryetar i Shoqatës së peshkatarëve të Mersinit, deklaroi për

Anadolu Agency

se peshkatarëve iu deshën katër orë të mposhtin peshkaqenin, i cili ishte ngatërruar në rrjet. Siç tha, mishi i këtij peshkaqeni është treguar si i mirë për kurimin e kancerit.

Për këtë arsye, ata do ta ndajnë këtë mish me qytetarët e Mersinit./AA






Të ngjashme