Video/ 4 plumba në drejtim të lokalit, identifikohet autori
Policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim autorin e një atentati me armë zjarri të ndodhur të dielën në Fier.
Ai është një 47 – vjeçar me iniciale A.P dhe autoritetet po punojnë për kapjen e tij.
Rreth orës 18:45, 47 – vjeçari qëlloi me pistoletë në drejtim të lokalit të A.M, 45 vjeç, në lagjen “1 Maji”. Ky i fundit ishte i ulur në tavolinë me A.B, 53 vjeç, A.Xh, 49 vjeç dhe S.N, 50 vjeç, të gjithë banues në këtë lagje.
Në vendngjarje autoritetet gjetën 4 gëzhoja pistolete.
Puna për kapjen e autorit të dyshuar dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes vijon.
Nga të shtënat nuk pati të lënduar ndërsa policia dyshon se sulmi ka patur si motiv një konflikt për çështje borxhesh.
/tvklan.al