4 të vdekur dhe 234 raste të reja me COVID-19 në Kosovë


4 të vdekur dhe 234 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

15:10 03/01/2021

Kosova më 3 dhjetor regjistroi katër viktima dhe 234 raste të reja me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi i ri, njoftoi Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK).

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 2 raste (90, 59 vjeç), Malishevë 1 rast (55 vjeç), Prishtinë 1 rast (89 vjeç)”, thuhet në njoftim.

Rastet e reja të infektimeve dalin pas testimit të 1.057 mostrave.

IKSHPK-ja po ashtu tha se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 420 pacientë.

Që prej marsit të vitit 2020, e deri më 3 dhjetor, Kosova ka regjistruar 51.965 raste pozitive me COVID-19.

Prej tyre, 1.344 pacientë kanë vdekur dhe janë 42.635 shëruar persona.

Raste aktive janë 7.986./tvklan.al






Të ngjashme