Bie infeksioni nga Covid në 24 orë
Vetëm 292 të infektuar nga 2343 testime
Infektimet ditore ranë në mënyrë të ndjeshme gjatë 24 orëve të fundit edhe pse numri i testimeve mbetet konstant. Nga analiza e 2343 mostrave rezultuan pozitiv me koronavirus 292 persona, 182 më pak se një ditë më parë.
Vatra më e nxehtë mbetet Tirana me 97 persona të infektuar, e ndjekur nga Fieri me 22,Vlora me 19 dhe Lushnja me 16 raste pozitive.
Covid -19 iu mori jetën edhe 4 qytetarëve të tjerë duke e çuar në 1281 numrin e viktimave në Shqipëri që prej nisjes së pandemisë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, qytetarët i përkisnin Durrësit, Kavajës, Rrogozhinës dhe Mirditës. Mes tyre edhe një 39-vjeçar.
COVID-19 – Statistika (18 Janar 2021)
Raste të reja ditore 292
Të shëruar në 24 orë 417
Të shtruar në spitale 282
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 2343
Testime totale 315,531
Raste pozitive 67,982
Raste të shëruara 40,870
Raste Aktive 25,831
Humbje jete 1281
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 14976
Fier 1947
Durrës 1427
Shkodër 1356
Vlorë 1032
Elbasan 1025
Lezhë 1013
Korçë 871
Berat 811
Dibër 499
Gjirokastër 486
Kukës 388
Tv Klan