4-vjeçari me paralizë cerebrale ecën për herë të parë
Louie George Wood ka lindur para kohe, vuan nga paraliza celebrale, ka dëmtim në tru dhe zhvillim të vonuar.
Ai ka nevojë për kujdes gjatë gjithë kohës, por me ndihmën e prindërve të tij Jodie Morgan dhe Tom Wood, ai ka arritur të thyejë të gjitha pritshmëritë.
Mjekët thanë që ai kurrë nuk do të fliste, por vitin e kaluar ai tha fjalën mami. Dhe së fundmi me ndihmën e një pajisjeje të veçantë, ai ka mundur të hedhë hapat e tij të parë.
Mamja e tij Jodie nuk mund të ndalte dot lotët gjatë momentit emocionues. Louie është vetëm 4 vjeç dhe fytyra e tij dukej shumë e lumtur teksa ecte.
Vogëlushi jeton me nënën Jodie, babin Tom dhe vëllain tetë vjeçar Jake, në Barnsley, Jork York. E gjithë familja është shumë e lumtur për progresin e tij dhe mezi presin të shohin veprimin e tij të rradhës.
“Ne mezi po presim që Louie të ecë nëpër rrugë dhe të luajë në park”, shprehet nëna e tij./tvklan.al