40 lëkundje toke në 48 orë, vullkani drejt shpërthimit
Ishulli turistik La Palma në Canary në Spanjë ka regjistruar me dhjetëra mini tërmete përgjatë fundjavës. Sipas ekspertëve, më shumë se 40 lëkundje janë regjistruar në vetëm 48 orë, me magnitudë nga 1.5 në 2.7.
Megjithatë, lëkundjet ndodhën në thellësi të detit ndaj banorët e ishullit nuk i kanë ndjerë. Lëkundja më e fortë ndodhi në orën 13:00 dhe në orët që pasuan të paktën 10 lëkundje të tjera, duke e çuar numrin 50 në total deri të martën. Ishulli La Palma ndodhet skajin më veri - perëndimor të ishujve Canary dhe ka një popullsi prej 86 mijë banorësh, një numër që rritet ndjeshëm gjatë sezonit turistik. Njësoj si ishujt e tjerë të Canary, La Palma është vullkanik dhe konsiderohet ndër më aktivët në arkipelag. Shpërthimi i më i fundit në ishull, ai i vullkanit Cumbre Vieja, ndodhi në 1971. Ngjarjet e fundit janë konsideruar nga ekspertët si paralajmërim sizmik, pasi ndonëse është normale që të ketë lëkundje të shpeshta toke, kjo është hera e parë që numërohen një numër kaq i madh. Instituti Vullkanik i Ishujve Canary ka shtuar vëzhgimet në ishull për të monitoruar rritjen e aktivitetit sizmik, pasi ekspertët besojnë se shpërthimi i vullkanit mund të jetë shumë pranë./tvklan.al