40 të vdekur në Greqi
Në Greqi ka shkuar në 40 numri i viktimave që kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit.
Mediat greke raportojnë se të dielën humbën jetën 7 persona. Pothuajse të gjithë viktimat vuanin edhe nga sëmundje të tjera të rënda.
Nga të dhënat rezulton se mosha mesatare e pacientëve në Greqi që kanë humbur jetën si pasojë e virusit është 71 vjeç.
Zëdhënësi i Ministrisë greke të Shëndetësisë konfirmoi se në vend janë konfirmuar deri më tani 1156 persona të infektuar me koronavirus COVID-19. Shumica e tyre ndodhen në Athinë.
Autoritetet shëndetësore greke thonë se 5% e pacientëve të infektuar e kanë të nevojshme që të shtrohen në spital. /tvklan.al