40-vjeçari godet policin gjatë arrestimit
Një 40-vjeçar në Elbasan ka goditur fizikisht punonjësin e policisë që kishte shkuar për ta arrestuar. I dyshuari me iniciale Dh.B. ishte person i shpallur në kërkim policor për veprën penale të vjedhjes.
Por teksa punonjësit e policisë shkuan për ta kapur pasi kishin mësuar vendndodhjen e tij, 40-vjeçari kundërshtoi dhe goditi njërin prej tyre.
Ai ishte në kërkim prej 1 muaji, pasi më 25 Korrik 2020 kishte vjedhur në fshatin Katund i Ri disa kabuj elektrik bakri në një magazinë.
Për këtë ngjarje janë proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe 3 fqinjë të 40-vjeçarit, pasi kanë pasur dijeni si dëshmitar okularë për vjedhjet e kabujve dhe nuk kishin kallëzuar krimin.
40-vjeçari Dh.B. akuzohet për vjedhje dhe goditje të punonjësit të policisë për shkak të detyrës. /tvklan.al