40-vjeçarja e divorcuar kërkon njohje: Burri më torturonte


40-vjeçarja e divorcuar kërkon njohje: Burri më torturonte

15:09 22/01/2018

Dhuna ndaj gruas është një problem kompleks që përfshin më shumë se sa një akt në vetvete në marrëdhëniet personale mes burrit dhe gruas. Është një problem social me përmasa të gjera që i ka rrënjët në qendrimet historike ndaj gruas dhe marrëdhënieve martesore dhe vijon të mbetet një nga problemet kryesore në Shqipëri.

Një 40-vjeçare nga Tirana ka rrëfyer sot në emisionin “Aldo Morning Show” se dhuna e bashkëshortit ndaj saj është bërë shkak divorci. Viola tregoi se është nënë e një vajze dhe tashmë kërkon një njohje.

“Jam Viola nga Tirana, jam 40 vjeç. Unë punoj në rrobaqepësi, kam një vajzë të vogël. Unë jam divorcuar nga bashkëshorti për shkak të dhunës. Ai pinte, më rrihte dhe më torturonte”

, tha gruaja.

/tvklan.al






Të ngjashme