40-vjeçarja gjendet e plagosur në anë të rrugës

Foto ilustruese

40-vjeçarja gjendet e plagosur në anë të rrugës

08:22 07/06/2018

Një grua 40-vjeçare është gjetur e plagosur në anë të rrugës në aksin Pogradec – Korçë në vendin e quajtur “Lapidari i Petrushës”.

Sipas policisë, dyshohet se gruaja mund të jetë përplasur nga ndonjë automjet dhe është lënë aty, ndërsa drejtuesi i mjetit është larguar. E plagosura me iniciale M.M. nga fshati Alarup u dërgua në spitalin e Pogradecit për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Ajo do të transportohet më pas drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Grupi hetimor i policisë nisi punën për të zbardhur këtë ngjarje. /

tvklan.al






Të ngjashme