400 familje të Shijakut hyjnë në banesat e reja
Rama: Viti i Ri gjen në shtëpi të rindërtuara 1000 familje
400 familje të prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit kanë hyrë në banesat e reja në Bashkinë e Shijakut, pjesë e programit të rindërtimit.
Dhe ashtu siç kishte premtuar, në prag të ndërrimit të viteve çelësat e banesave të para Kryeministri Rama, i shoqëruar nga Ministri për Rindërtimin dhe Kryebashkiaku i Shijakut, i dha në zonën e Xhafzotajt.
Pas banesave individuale, puna do të nisë me pallatet e reja. Maminasi ishte një tjetër zonë e prekur nga tërmeti, ku edhe këtu pjesë e programit të rindërtimit u bënë disa banesa.
Në të gjithë vendin, natën e Vitit të Ri në shtëpi të reja do të hyjnë 1000 familje. Meritën ia njohu Kryebashkiakut Arbana, ndërsa tha se qeveria nuk po bën aspak fushatë elektorale më programin e rindërtimit.
Gjatë inspektimit në Bashkinë e Shijakut, Kryeministri Rama pa nga afër edhe shkollën e rindërtuar të Sukthit “Njazi Mastori”, që do të jetë në shërbim të 950 nxënësve dhe 110 vogëlushëve të parashkollorit.
Tv Klan