400 milionë euro për një emër
Kompania më e madhe spanjolle për farmaceutikë, “Grifols”, njëra nga më të suksesshmet në Evropë, u ka ofruar krerëve të KF Barcelonës një ofertë tejet joshëse.
Kompania e cila ka një qarkullim vjetor prej katër miliardë eurosh dhe 14 mijë të punësuar, i ka ofruar gjigantit katalonjas 400 milionë euro, në kompensim të ndryshimit të emrit të stadiumit nga “Camp Nou” në “Grifols”, me një afat 30 vjeçar, më konkretisht nga vera e vitit 2018 deri në vitin 2048.
Komiteti Ekzekutiv i Barcelonës në fillimvitin e ardhshëm pritet të shqyrtojë ofertën dhe gjykuar në reagimet e para oferta mund të pranohet./AA