4150 policë e FNSH në një tjetër operacion masiv antikanabis
Policia e Shtetit ka njoftuar mbrëmjen e së mërkurës nisjen e një tjetër operacion masiv në të gjithë vendin, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.
Operacioni që po zhvillohet nga toka e nga ajri mësohet se ka filluar rreth orës 16.00 të ditës së sotme dhe do vijojë për disa ditë resht.
Në të janë përfshirë 4150 punonjës policie, si dhe forcat e Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.
Policia sqaron se do të ketë kontroll të imtësishëm të gjitha serave, depove, magazinave, ambienteve dhe shtëpive të braktisura, tuneleve e ish – reparte ushtarake.
Kontrollet do përqendrohen në çdo vend, ku përgjatë 10 viteve të fundit është evidentuar kultivim i bimëve narkotike.
Ndërkohë, kontrollet nga ajri do përqendrohen në zonat malore e të thepisura. Në to do të përfshihet FNSH, ku do kontrollohet çdo stan e parcelë që gjatë 10 viteve të kaluara ka pasur bimë narkotike të kultivuara./tvklan.al