418 të infektuar në Greqi me COVID-19
Tridhjetë e një raste të reja janë konfirmuar me koronavirus në Greqi në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total në 418 pacientë.
Nga këta, 69 pacientë janë shtruar në spital, 13 prej tyre janë në terapi intensive.
Mosha mesatare e personave në terapi intensive është 76-vjeçare.
Mediat greke raportojnë se deri më tani janë testuar në total 6000 persona. /tvklan.al