43-vjeçari flet për dhunën e babait: Më goditi me karrige në kokë, donte të…
Emisioni “Historia ime” në Tv Klan solli historinë e një 43-vjeçari nga Tepelena, i cili që prej fëmijërisë ka një raport aspak të mirë me babain e tij. Ilir Dehari tregoi në studio se i ati ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike të vazhdueshme ndaj tij.
Përveç kësaj, babai gjithmonë e ka përçmuar dhe asnjëherë nuk i ka dhënë të drejtën të flasë, apo të shprehë mendimin e tij në familje. Dhuna ka shkuar deri aty sa ai e ka goditur edhe me karrige. Por edhe sot që ka familjen e tij, Iliri ndihet i përndjekur prej babait.
Mirela Milori: Si ka qenë që në fëmijëri marrëdhënia mes jush?
Ilir Dehari: Më ka ofenduar për çdo gjë babai, nuk më ka trajtuar ashtu siç trajton babai fëmijën.
Mirela Milori: Dëshironte të mësoje më shumë dhe të fyente? Donte të të vinte në pozita pune apo si?
Ilir Dehari: Babai më thoshte: Ti nuk je për shkollë, do ta lësh shkollën. Që në fillim ma thoshte këtë, që në klasë të dytë, ndërsa unë i thoja të kundërtën.
Mirela Milori: Nuk të mbështeste të ecje?
Ilir Dehari: Jo dhe gjatë gjithë kohës pinte alkool.
Mirela Milori: Vinte në shtëpi i dehur?
Ilir Dehari: Po vinte i dehur dhe bënte sherr në shtëpi.
Mirela Milori: Ishte i dhunshëm në shtëpi?
Ilir Dehari: Po si për mua dhe për nënën.
Mirela Milori: Ushtronte dhunë ndaj saj?
Ilir Dehari: Po! Donte të më ndrydhte, të më kishte nën këmbë, jo të më linte të ecja përpara.
Mirela Milori: Flisje me babin në adoleshencë, t’i tregoje gjëra?
Ilir Dehari: Unë flisja, por ato që i thoja m’i merrte për ters. Unë akoma nuk vë dot në vijë punët e jetës sime.
Mirela Milori: Po pse?
Ilir Dehari: Nuk e përfill mendimin tim. Më thotë, ti nuk merr vesh, e di unë, mos më kundërshto. Nuk të ndihmoj për asnjë gjë më thotë.
Mirela Milori: Ndaj teje ka ushtruar dhunë dikur, kur ishe i vogël?
Ilir Dehari: Në moshën 13-14 vjeç më ka qëlluar me karrige në kokë. Erdhi i dehur nga lokali, bërtiti, unë i fola dhe ai mori karrigen dhe më qëlloi.
Mirela Milori: Ti çfarë bëre?
Ilir Dehari: Unë i fola, por ai prapë me atë mendjen e tij. U ndjeva ashtu, i mjeruar i themi ne për shkak të dhunës.
Mirela Milori: Ka patur momente të tjera dhune?
Ilir Dehari: Po në shumë raste, fizikisht dhe psikologjikisht. Jemi grindur shumë.
Mirela Milori: Deri në çfarë moshe ka ndodhur kjo përballja fizike mes jush?
Ilir Dehari : Deri sa jam unë tani, 43 vjeç.
Mirela Milori: Edhe tani?
Ilir Dehari: Po!
Mirela Milori: Edhe tani ngre dorë ndaj teje?
Ilir Dehari: Ai më ka nxjerrë disa herë përjashta nga shtëpia. Ik thotë nuk të ushqej më, nuk të mbaj më./tvklan.al