43-vjeçarja Klum sfidon modelet e reja
Ylli i pasarelave Heidi Klum deklaron se ajo është imazhi i duhur për të përfaqësuar markën e saj.
Ajo tregon se nuk ka nevojë të punësojë modele të reja për të pozuar për koleksionin e saj. 43-vjeçarja ka pozuar për reklamën e re të të brendshmeve pa asnjë hezitim dhe duket shumë në formë. Për të vitet kanë ndalur dhe ajo është në vendin e duhur duke pozuar. Ajo është ndër 10 njerëzit më të paguar në botën e televizionit. Në një vit Heidi Klum ka fituar 21 milionë dollarë. Klan Plus