43-vjeçarja: Pas divorcit, burri më kërcënoi dhe m’i mori fëmijët
Programi “Historia ime”, në TV Klan solli ditën e sotme historinë e vështirë të nënës së dy fëmijëve. Pas 18 vitesh dhunë nga ana e bashkëshortit, ajo mori guximin të ndahej. 2 djemtë e saj i mori i ati dhe kjo ka qenë për të mjaft e rëndë dhe e dhimbshme.
Ajo shprehet se fëmijët janë dhunuar dhe keqtrajtuar nga ish-bashkëshorti, madje janë lënë edhe pa ngrënë dhe pa pirë. Ajo i takonte fshehurazi fëmijët sepse ish-burri dhe familja e saj nuk pranonin.
Mirela Milori: Sa vjet ke e divorcuar?
Gruaja: 8 vite!
Mirela Milori: Sa vjeç ishin fëmijët kur u bë divorci?
Gruaja: 14 i madhi dhe 8 vjeç i vogli.
Mirela Milori: Unë di që fëmijët pastaj nga ty i kaluan të atit! Çfarë ndodhi?
Gruaja: Ata është një gjë që kur e imagjinoj. Gjyqtarja Ermira Dedja, e përshëndes me zemër dhe me shpirt i them faleminderit, ajo ka dhënë urdhërin suprem, por ai urdhër nuk u zbatua nga zyra përmbarimore.
Mirela Milori: Çfarë urdhëri dha ?
Gruaja: Mos të afrohet dhe të sigurojë shteti fëmijët dhe mua. Por nuk e bëri shteti.
Mirela Milori: Djemtë shkuan tek i ati?
Gruaja: Po i ka marrë me forcën e policisë!
Mirela Milori: Me forcen e policisë apo me dëshirën e tyre?
Gruaja: Me forcen e policisë! Në gjykatë më ka kërcënuar!
Mirela Milori: Të ka kërcënuar si?
Gruaja: I more fëmijët unë të vras!
Mirela Milori: Dhe ai i mori fëmijët?
Gruaja: Me polici, gjithçka është bërë me polici.
Mirela Milori: Nuk e di si ndihet një nënë kur i rrëmbejnë dy fëmijët?
Gruaja: Si ndihet? Kam thënë më mirë mos jem gjallë fare. Kam dalë i kam takuar fëmijët fshehurazi. Fëmijët vishnin ndonjë xhup në kokë, që mos i njihte i ati dhe njerëzit e mi. Nuk kam njerëz, shpresa ime është në media
Mirela Milori: Fëmijët vajtën me babin dhe që nga ai moment fëmijët kanë qenë me të atin?
Gruaja: Me të atin, janë dhunuar, janë keqtrajtuar, i ka marrë uria, i ka marrë etja. Kanë fjetur edhe pa darkë, djali i madh ka fjetur jashtë me qindra herë.
Mirela Milori: Vitet kanë kaluar, djemtë kanë mbaruar shkollë?
Gruaja: Djali i madh ka mbaruar vetëm 8-vjeçaren, i dyti në shkollë të mesme në Shkodër!
Më tej, nëna e dy fëmijëve rrëfeu në studio edhe një episod tepër të dhimbshëm në jetën e saj. Ajo ka vuajtur për 2 vite e 4 muaj dënimin më burg, me akuzën shfrytëzim prostitucioni. Sipas saj, kjo nuk është e vërtetë dhe akuza është bërë nga një denoncues anonim.
Mirela Milori: Ti ke vuajtur një vit dënimin në burg?
Gruaja: 2 vjet e 4 muaj!
Mirela Milori: Pse më thuaj akuzën?
Gruaja: Denoncim anonim, shfrytëzim prostitucioni. Po kush është shfrytëzuesi? A mund ta gjej unë kush është? Nuk mund ta gjej kam 8 vjet që e lyp.
Mirela Milori: Çfarë prove gjeti policia për të ngritur akuzën?
Gruaja: Asnjë lloj prove.
Mirela Milori: A ka patur njerëz që kanë dëshmuar që ti e ushtroje këtë aktivitet?
Gruaja: Jo! Vetëm denoncim anonim.
Mirela Milori: Kërkon prokurori 15 vjet burg, po pse kaq shumë?
Gruaja: Se kanë llogaritur se unë ato vite nuk i përballoj dot edhe vdes, edhe merren fëmijët krejtësisht.
Mirela Milori: Pra ti mendon që ka qenë një skemë e tillë?
Gruaja: Ajo ka qenë vetëm një kurth, asgjë më tepër./tvklan.al