44-vjeçari nuk e dinte pasurinë që kishte në shtëpi


44-vjeçari nuk e dinte pasurinë që kishte në shtëpi

22:13 05/03/2019

Një masë ushqimore, që dekompozohet brenda stomakut të balenave është gjetur në një plazh të Tajlandës. Masa e rrallë, e cila në

anglisht njihet me emrin “ambergris”, mendohet se kap vlerën e 500 mijë dollarëve. E veçanta e saj është se që nga shekulli i 13-të kjo përmbajtje përdoret për prodhimin e parfumeve. Substanca është tepër e rrallë dhe vështirë për t’u gjetur, prandaj kërkohet nga prodhuesit e parfumeve.

Masa e rrallë mendohet të ketë dalë nga balena dhe dallgët e detit e kanë çuar në ishullin e Koh Samui në Tajlandën jugore në Qershor të vitit të kaluar.

Ishte një 44-vjeçar, që e gjeti teksa po ecte përgjatë bregut. Duke mos i kushtuar shumë rëndësi, ai e mori përmbajtjen e dekompozuar nga balena dhe e kishte mbajtur në shtëpinë e tij pa ia ditur vlerën. Por ishte një mik i familjes, i cili i tregoi për vlerën që përmbante ajo çfarë kishte në shtëpi tajlandezi 44-vjeçar.

Një masë e ngjashme u gjet në vitin 2016, në Lancashire dhe u shit për 50,000 paund, ndërsa në Nëntor të të njëjtit vit, tre peshkatarë gjetën 80 kilogramë “ambergris” dhe e shitën për 3 milionë dollarë.

Tv Klan






Të ngjashme