446 viktima nga Covid në një muaj në Kosovë


446 viktima nga Covid në një muaj në Kosovë

17:04 30/09/2021

Situata më e vështirë në dy javët e para të Shtatorit

Kosova ka shënuar një bilanc të rëndë viktimash si pasojë e koronavirusit gjatë muajit Shtator. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë gjatë 30 ditëve të këtij muaji humbën jetën 446 persona, duke bërë që shtatori të jetë muaji rekord sa i përket jetëve të humbura si pasojë e pandemisë në Kosovë.

Situata më e vështirë ishte në gjysmën e parë të muajit, ku shifrat e jetëve të humbura nuk zbritën asnjë ditë më pak se 10. Numri më i lartë i viktimave gjatë këtij muaj u shënua më datën 2 shtator ku u raportuan 32 jetë të humbura.

Ndërkohë që gjysma e dytë e muajit shtator shënoi një përmirësim të ndjeshëm të situatës pandemike në Kosovë, çka u reflektua edhe në numrin e viktimave.  

Gjithsesi Pandemia në Kosovë rekordet negative ditore i vendosi gjatë muajit gusht, kur patëm edhe numrin më të madh të infektimeve dhe humbjeve të jetës brenda 24 orëve.

Më 26 gusht në Kosovë u shënuan 2545 raste të reja, ndërsa më 30 gusht u regjistruan 36 viktima.

Tv Klan






Të ngjashme