45 % e familjeve dhe 9 % e bizneseve morën borxh jashtë bankave
Ekspertët: Të rrezikshme, ka para nga aktivitete të jashtëligjshme
45% e familjeve shqiptare dhe 9% e bizneseve kanë marrë një hua në gjysmën e parë të vitit përmes kanaleve informale.
Profesori i Ekonomisë Arben Malaj thotë se kjo dukuri është tipike në periudhat e krizave, siç është periudha e pandemisë, në kushtet kur normat e interesit të depozitave janë të ulta, por edhe ekonomive që kanë pasuri të shumta nga aktivitete jo të ligjshme dhe kriminale.
“Normat e depozitiave kanë rënë dhe shumë shohin t’i japin paratë hua me interes të lartë, edhe në kohën e krizave ky fenomen shtohet, por në Shqipëri ka para në qarkullim jashtë sistemit bankar që vjen aktivitete informale dhe kriminale”.
Sipas vrojtimit të bankës qëndrore, gjatë këtij viti, përveç bizneseve të vogla, është vënë re një tendencë në rritje e marrjes së parave hua te personat fizikë edhe nga sipërmarrjet e mëdha e të mesme.
“Mos merrni para jashtë burimeve bankare, sepse jeni të pambrojtur, si ata që japin edhe ata që marrin nga këto burime. Janë shkaqe për konflikte dhe ka pasiguri të shumta”.
18% e familjeve që pranojnë se kanë një borxh, rezulton si mall i marrë me “listë”, ndërsa shumica e bizneseve në këtë periudhë janë drejtuar në marrjen e kredive afatshkurtra në formën e overdrafteve.
Në fund të Gushtit, paraja në qarkullim jashtë kanaleve zyrtare të bankave arriti vlerën 2 miliardë e 646 milionë Euro, duke pësuar një rritje me 325 milionë Euro krahasuar me një vit më parë.
Tv Klan