45-vjeçari i vë zjarrin Bashkisë së Librazhdit


45-vjeçari i vë zjarrin Bashkisë së Librazhdit

10:30 20/09/2018

Një 45-vjeçar është arrestuar sepse i vuri flakën derës së Bashkisë së Librazhdit. Nuk dihet shkaku i këtij akti, por policia ka ndërhyrë shpejt dhe vuri në pranga Artan Balla.

Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të natës dhe zjarrfikëset bënë shuarjen e flakëve në kohë. Megjithatë është djegur pjesërisht dera e jashtme e Bashkisë Librazhd.

Grupi hetimor vazhdon hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes./abcnews.al






Të ngjashme