450 gramë secila, binjaket sfidojnë fatin


450 gramë secila, binjaket sfidojnë fatin

22:30 14/08/2017

Binjaket Sapphire dhe Ruby Wirt tanimë mund ta shijojnë jetën 2 vjet pasi lindjes së tyre, gati 4 muaj para kohe.

Të dyja bashkë ishin shumë të vogla, madje më të vogla se pëllëmba e nënës së tyre, Caroline, ndaj mjekët thanë se ishte tepër e vështirë që t’ia dilnin mbanë.

Ato peshonin pak më shumë se 450 gram secila kur erdhën në jetë nëpërmjet prerjes cezariane, pasi ishin vetëm 24 - javëshe.

Por pavarësisht faktit që binjaket kanë lindur me probleme të ndryshme shëndetësore, ato kanë mbijetuar dhe tanimë janë vajza të lumtura dhe të shëndetshme.

Nëna 36 - vjeçare, nga East Grinstead në West Sussex, tha: "

Unë i solla në jetë pikërisht atë ditë që mbushja 24 javë shtatzënë, çka do të thotë që stafi i spitalit ishte në gjendje të ndërhynte dhe t'i ndihmonte ato të merrnin frymë

".

Nëse vajzat do të lindnin më herët mjekët nuk do të mund t'i ndihmonin për shkak të ligjit. Udhëzimet mjekësore për spitalet e Shërbimit Shëndetësor deklarojnë se nuk duhet t'u jepet kujdes intensiv foshnjeve që lindin më herët nga 24 javë.

Udhëzimi i hartuar nga Këshilli Nuffield nuk është i detyrueshëm, por këshillon mjekët që ndërhyrja mjekësore për fëmijët shumë të parakohshëm nuk është në interesin më të mirë të foshnjes dhe nuk është "praktikë standarde".

Caroline dhe bashkëshorti i saj Andy, gjithashtu 36 vjeç, ishin prindër të 17 - vjeçares Nathani, 11 – vjeçares Keane dhe 8 - vjeçares Blaise, kur mësuan se prisnin binjaket.

Kur u pyetën se nëse çifti do të dëshironte fëmijë të tjerë, Caroline u përgjigj:

"Ne nuk planifikojmë të kemi më fëmijë. Do të ruajmë si thesar ato që jemi kaq me fat që i kemi"./

tvklan.al





Të ngjashme