Demokratët shpalosin vërejtjet për Kushtetutën (10 Nëntor 1998)


Demokratët shpalosin vërejtjet për Kushtetutën (10 Nëntor 1998)

11:45 10/11/1998

Partia Demokratike ka parashtruar vërejtjet për qeverisjen vendore të projekt Kushtetutës të paraqitur nga socialistët. Sipas drejtorit të Pushtetit Lokal të PD-së Njazi Kosovrasti, në nenet e Kushtetutës ka një frymë që favorizon pushtetin qëndror ndërkohë që parimet kryesore të vetë qeverisjes lokale nuk pasqyrohen siç duhet. Këshilli i Qarkut i cili ofrohet si një zgjedhje e re kushtetuese, sipas Partisë Demokratike cënon rëndë parimin e zgjedhmërisë dhe të autonomisë dhe një shkelje të rëndë përbën dhe mundësia që i krijohet prefektit që të jetë kryetari i Këshillit të Qarkut. Sipas specialistëve të Partisë Demokratike, eliminimi i rrethit dhe krijimi i qarkut, përgatit copëzimin e Shqipërisë. Një tjetër vërejtje ishte dhe kohëzgjatja e mandatit të të zgjedhurve lokalë, e cila sipas demokratëve duhet të jetë jo më pak se 4 vjet.

Pamje Partia Demokratike konferencë shtypi,Njazi Kosovrasti./tvklan.al






Të ngjashme