“5 000 vjet fortifikime në Shqipëri”
Nëse do të kishte një periudhë të përshtatshme për të risjellë “5 mijë vite fortifikime në Shqipëri”, ajo është tani.
Në një kohë kur Ministria e Kulturës, jo pak herë është bërë epiqendra e kritikave, për sa i përket restaurimit të disa objekteve të trashëgimisë kulturore, ky libër me autor, Gjerak Karasikaj, përbën një referencë për çdo vendimarrje restauruese apo shfrytëzuese të monumenteve.
35 vite pas botimit të parë, “5 Mijë vite fortifikime në Shqipëri” ka pësuar një lloj restaurimi të interpretimeve arkeologjike në libër, por jo në terren.
Si njohës i mirë i trashegimisë kulturore për të cilin ka kontributin e tij në ruajtjen dhe mbrojtjen e saj, profesor Gjerak Karaiskaj ndalet edhe te nisma e fundit e Ministrisë së Kulturës për t’i dhënë me qira këto objekte.
Enkelejda Mema/Tv Klan