5 arsyet e mira për të qenë beqar/e
Nëse Shën Valentini ju bëri të ndjehen pak të vetmuar, ja 5 arsyet të mira për të qenë beqar. Sipas disa studimeve shkencore, të jesh i lirë ka disa përparësi.
Së pari të gjithë ata që nuk janë çift kanë një formë më të mirë fizike,janë më shumë kreativë, më ambiciozë dhe marrëdhënie shoqërore më të mira.
Studimet saktësojnë se peshojnë mesatarisht 2 kg më pak sesa bashkëmoshatarët e martuar, pavarësisht se këta të fundit kanë tendencë të ushqehen më shëndetshëm. Një tjetër studim i kryer nga universiteti i Kalifornisë thotë se beqarët janë më zotë të zgjidhin gjërat vetë, janë më të vendosur dhe përjetojnë më pak emocione negative.
Por janë edhe më produktivë në zyrë, e më të predispozuar për të kaluar kohën me miqtë e familjarët.
Klan Plus