5 ditë pas lirimit nga burgu, gruaja i rikthehet zakonit të vjetër
Vetëm pesë ditë pas lirimit nga burgu një grua në Fier i është rikthyer zakonit të vjetër.
Gazetari i “Aldo Morning Show”, raporton se pas daljes nga burgu nga ku vunte dënimin për vjedhje, gruaja ka shkuar në një qendër tregtare dhe i ka vjedhur një të riu portofolin dhe telefonin.
“Gruaja ishte dënuar më parë me 1 vit e gjysmë burg, por tashmë duket se ka sërish probleme me ligjin
”, tha gazetari.
/tvklan.al