5 hapat për një buzëkuq që zgjat


5 hapat për një buzëkuq që zgjat

10:38 31/05/2016

Gjatë aktivitetit të ditës, në flasim dhe ushqehemi. Kështu buzëkuqi nuk do të jetë më në buzët tuaja. Megjithatë këto janë 5 hapat në të cilat buzëkuqi do të qëndrojë gjatë gjithë ditës.

-Hapi i parë është scrubi. Scrubi shërben për heqjen e lëkurës së thatë dhe të vdekur të buzëve tuaja, duke i bërë ato më të buta.

– Pas scrubit, aplikoni një balsam buzësh dhe masazhojini ato lehtë dhe mbajini për 30 minuta. Balsami duhet të ketë përbërje me vaj ulliri.

-Aplikoni fondatinën si bazë para buzëkuqit. Kjo do të ndihmojë që buzëkuqi të qëndrojë më gjatë.

– Tani është koha që ju të konturoni me laps buzët tuaja sipas formës së buzëve. Më pas përhapeni atë me një furçë buzësh dhe aplikoni buzëkuqin.

-Zgjidhni një buzëkuq mat. Në përgjithësi buzëkuqi mat zgjat më shumë dhe i bën buzët tuaja të duken më të plota. Nëse preferoni që buzët tuaja të kenë shkëlqim, aplikoni sipër buzëkuqit të buzëve një shkëlqyes me ngjyrë sa më të lehtë.

/tvklan.al






Të ngjashme