
5 kg kokainë, arrestohen dy shqiptarë
Dy shqiptarë të moshës 29 dhe 31 vjeç janë arrestuar nga policia italiane në Milano, pasi iu sekuestruan 5 kilogramë kokainë.
Agjentët e policisë i bllokuan në rrugën “Lorenteggio” ndërsa dilnin nga një garazh ku një ditë më parë kishin parkuar automjetin e tyre.
Në çantën e tyre u gjetën dy pako me drogë dhe dy të tjera u gjetën brenda në automjet. Ndërkohë pronari i parkingut u vërtetua se nuk ishte në dijeni të asaj që po ndodhte. / tvklan.al