5 Maji e gjen të ndarë politikën
Edhe ky 5 Maj e gjeti të ndarë politikën në homazhet e zhvilluara për ditën e dëshmorëve.
Pas vendosjes së kurorave me lule pranë monumentit “Nënë Shqipëri” kreu i kuvendit, Ilir Meta i bëri apel klasës politike të nxitojë, në miratimin e paketës së ndryshimeve kushtetuese të Reformës së Drejtësi
Ilir Meta, Kryetar i Kuvendit:
“Me dorëzimin e opinioneve përfundimtare gjithçka ka përfunduar. Mendoj se tani duhet të ecim drejt procedurave parlamentare për të votuar këtë Reformë. Është e drejta e opozitës të kërkojë disa ditë më shumë. Për LSI votimi ka filluar që dje. Në çdo moment që do kërkohet votimi votat tona do jenë për këtë variant.”
Ndërsa kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pas homazheve tha se ky 5 Maj duhet të shërbejë si një ditë reflektimi për shqiptarët.
Lulzim Basha, Kryetar i PD-së:
“Është vendosmëria pë të vazhduar deri në fitore betejën tonë për një Shqipëri të lire, të cliruar nga krimi dhe korrupsioni.”
Ish-kryeministri Berisha pas lidhjeve të krimit me shtetin sheh pasardhësin e tij. Këtë akuzë ai e bëri pas homazheve në memorialin e Azem Hajdarit.
Sali Berisha, ish-Kryenministër:
“Edvin Rama pikërisht në këtë moment historik ka filluar të flirtojë me vrasësist që dergjen burgjeve e që i nxorri jashtë me dokumente false. Dua të them këtu se kjo tregon se ti edhe në gjumë ke frikë nga Azem Hajdari, se ai është burim frymëzimi për të të rezervuar ty neobllokmen fundin e etërve të tu.”
Për Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri klasa politike ka një arsye më shumë se përse duhet ta votojë Reformën në Drejtësi.
Saimir Tahiri, Ministër i Brendshëm: “
Ka shqiptarë që kanë dhënë jetën për ta bërë këtë vend më të drejtë, nga ne sot kërkohet që të japim votën, të mos vohohemi asnjë orë më shumë dhe të votojmë Reformën në Drejtësi”
Jolldiz Mitro, Tv Klan