5 persona me aftësi të kufizuara çertifikohen nga Ministria e Drejtësisë
Ministria e Drejtësisë në Kosovë u ka dhënë çertifikata për kryerjen e praktikës pesë personave me aftësi të kufizuar.
Ministrja Dhurata Hoxha, pas shpërndarjes së këtyre çertifikatave theksoi se përkushtimi dhe kujdesi i institucioneve ndaj personave me nevoja të veçanta është jo vetëm detyrim ligjor, por edhe dëshmi e vullnetit, mundësisë dhe humanizmit tonë.
“Përkushtimi dhe kujdesi i institucioneve ndaj personave me nevoja të veçanta është jo vetëm detyrim ligjor, por edhe dëshmi e vullnetit, mundësisë dhe humanizmit tonë”,
theksoi ministrja Hoxha.
Praktikën në Ministrinë e Drejtësisë e kanë kryer anëtarët e Shoqatës së të Verbërve, Shoqatës së të Shurdhërve, Handi-Kos dhe Doën Syndrome , citon Klan Kosova./ tvklan.al