5 të arrestuar për kontrabandë mallrash, mes tyre 1 doganier e 3 policë
Pesë persona janë arrestuar për përfshirje në kontrabandë të mallrave nga dogana e Goricës në Korçës. Në mesin e të arrestuarve janë 1 doganierë dhe 3 policë kufitarë.
Kështu, në pranga ranë Sh.D. 35 vjeç me detyrë doganier në doganën e Goricës, 3 policët Y.Rr. 53 vjeç, B.H. 54 vjeç dhe J.K. 51 vjeç, si dhe qytetari me iniciale A.H. 58 vjeç. Shtatë persona të tjerë janë shpallur në kërkim, si persona të dyshuar për përfshirje në këtë aktivitet.
Punonjësi i Doganës në bashkëpunim me punonjësit e policisë dhe personat e tjerë, kanë lejuar kalimin e 4 kamionëce të ngarkuar me mallra të dyshuara kontrabandë konfeksione dhe goma automjetesh të përdorura duke shmangur detyrimet doganore dhe falsifikuar të dhënat e mjeteve në dokumentacionet e tyre dhe në Sistemin Tims.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Korçës për veprat penale “Kontrabandë me mallra të ndaluar”, “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”. /tvklan.al