5 të dënuarit e radhës që duhet të justifikojnë pasurinë


5 të dënuarit e radhës që duhet të justifikojnë pasurinë

13:15 10/08/2020

5 të dënuar duhet që të justifikojnë pasuritë e tyre për llogari të Operacionit Forca e Ligjit. Mësohet se bëhet fjalë për një të dënuar për trafik drogë në Spanjë dhe 4 të tjerë të dënuar për vjedhje me armë.

“OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

E. F., me banim në Durrës, i dënuar në Spanjë për veprën penale “Trafik droge” kryer në bashkëpunim dhe “Pjesëmarrja në organizatë kriminale”;

A. A., me banim në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;

E. A., me banim në Tiranë, i dënuar për veprën “Vjedhja me dhunë”;

D. Gj., me banim në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;

A. S., me banim në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë””.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim brenda 48 orësh të gjitha pyetjeve të OFL-së. Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme./tvklan.al






Të ngjashme