5 të vdekur dhe 131 të infektuar në Kosovë
5 persona kanë humbur jetën në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit. Ndërsa 131 janë rastet e reja të të infektuarve.
Sipas autoriteteve shëndetësore kosovare, në 24 orët e fundit u kryen gjithsej 464 testime.
Numri total i rasteve pozitive është 14.027 nga 53.554 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 556 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 131 pacientë ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 10.431 raste. /tvklan.al