5 viktima dhe 381 raste të reja me Covid
336 të shtruar në 3 spitalet Covid, 13 në terapi intesive
Shqipëria shënon rekord të infektuarish me Covid-19, një shifër që nuk ishte regjistruar asnjëherë më parë nga autoritetet. E marta regjistroi 381 raste pozitiv me koronavirus nga 1684 testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit. Treguesit janë se shifrat e pandemisë po shtohen në mënyrë të ndjeshme duke e rënduar situatën dita-ditës.
Vatra kryesore e infeksionit në vend mbetet Tirana me numrin më të lartë të të prekurve me koronavirus me 125 raste, e ndjekur nga Korça me 33, Fieri me 27 raste dhe Kruja me 26.
Edhe numri i vdekjeve vijon të mbetet i lartë. Që prej fillimit të pandemisë, numri i viktimave për shkak të Covid në Shqipëri ka arritur në 532.
Pesë pacientë pozitiv Covid, një 54-vjeçar nga Korça, një 64-vjeçar nga Librazhdi, një 64-vjeçar dhe dy 66-vjeçarë nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese, kanë humbur jetën vetëm gjatë 24 orëve të fundit.
Ndërsa në 3 spitalet Covid, numri i të shtruarve është 336 pacientë, 13 në terapi intensive dhe 4 pacientë janë të intubuar e në gjendje të rëndë për jetën.
Që prej fillimit të pandemisë, afro 11 mijë e 500 qytetarë kanë fituar betejën me Covid. 106 qytetarë janë negativizuar vetëm në 24 orët e fundit.
Tv Klan