5 tërmete të njëpasnjëshme, vendi në gjendje alarmi
Një seri tërmetesh u ndjenë nëpër Zelandën e Re gjatë 24 orëve të fundit, duke ngjallur frikën për një cunam të mundshëm. Më i fuqishmi ishte një tërmet me magnitudë 6.7, me epiqendër në jug të ishujve Kermadec.
Ministria e Mbrojtjes në vend paralajmëroi se tërmeti me një thellësi prej 130 kilometrash, mund të krijonte një cunam që mund të godiste Zelandën e Re. Megjithatë pak minuta me vonë, në një postim në Twitter, i njëjti institucion tha se nuk kishte rrezik për një fenomen të tillë. Sipas asaj që shkruan DailyMail, vendi u godit nga një seri tërmetesh të moderuar që u ndjenë përgjatë të dy ishujt, nga Bay of Penty në Gisborne dhe drejt Wellington, thuajse në të njëjtën kohë. 5 lëkundjet më të forta ishin të magnitudës 4.4, 4.7, 4.8, 4.4 dhe 6.7./tvklan.al