5 ushtrimet që mund t’i kryeni në punë për të qenë në formë


5 ushtrimet që mund t’i kryeni në punë për të qenë në formë

20:51 10/11/2016

Për shumë prej nesh, 5 ditë në punë i kalojmë duke qenë të ulur në karriget e zyrave tona, duke qëndruar me sy përpara kompjuterit. Kërkesat nga shefat tanë dhe periudhat e zëna me punë, shpesh nuk na e japin mundësinë të largohemi nga zyra për të bërë ushtrime fizike. Jo vetëm që ndihemi të lodhur nga mungesa e ushtrimeve por jemi gjithashtu në rrezik për të qenë më shumë të ekspozuar ndaj sëmundjeve të zemrës.

Duke qenë se s’mund të bëjmë shumë gjëra ndërkohë që jemi në zyrë,shkencëtarët kanë gjetur 5 ushtrime që mund t’i bëjmë në tavolinën tonë të punës.

1

1.Ngritja me duar nga karrigia

Ky ushtrim ndihmon në forcimin e muskujve të barkut dhe krahëve. Mjaftojnë vetëm 15 sekonda të jeni të ngritur nga vendi.

2

2.Shtriqja e kyçit

Me një shtriqje të thjeshtë të kyçit ju mund të çlodhni të gjithë muskujt që keni vënën në punë gjatë ditës. Bëjeni këtë për 3 sekonda.

3

3. Ngritja dhe Kryqëzimi i këmbëve

Ky është një ushtrim i shkëlqyer për t’u përformuar në zyrë. Shtriqni këmbët përpara dhe më pas kryqëzo ndërkohë që i mbani në ajër.

4

4. Ngritja e thembrave

Ky ushtrim shërben për forcimin e muskujve të pulpës.

5

5. Harkimi i kurrizit dhe shpatullave

Dhembja e shpinës është një nga dhembjet më të zakonshme të zyrë dhe më këtë ushtrim të thjeshtë do mund t’i shtriqni siç duhet dhe të lehtësoni sadopak dhembjen tuaj./tvklan.al





Të ngjashme