5 viktima nga Covid në Kosovë
Konfirmohen 117 raste të reja infektimesh
5 qytetarë nuk kanë fituar dot betejën me koronavirusin në Kosovë, duke e çuar në 556 numrin total të humbjeve të jetës në këtë vend.
Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë, raportoi se nga 464 testime në 24 orët e fundit janë konfirmuar 117 raste të reja.
Aktualisht numri i rasteve aktive në Kosovë është mbi 3 mijë.
Tv Klan