5 viktima dhe 116 raste me Covid
Përkeqësohet situata në spitale, 189 të shtruar
Pesë persona kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar në 301 numrin total të vdekjeve.
“Një 56 vjeçar, një 64 vjeçare, një 71 vjeçare, një 77 vjeçar dhe një 89 vjeçare”.
Vijon të mbetet shqetësuese situata në të dy spitalet Covid, pasi numri i të shtruarve që kërkojnë trajtim mjekësor është rritur sërish.
“Aktualisht në Spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 189 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid-19, 20 në terapi intensive nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar”.
Në 24 orët e fundit janë identifikuar 116 persona të prekur me koronavirus, nga 835 testime. Numri më i lartë i të infektuarve ditor vijon të jetë në kryeqytet.
“49 raste në Tiranë, 13 në Elbasan, 7 në Kukës, nga 5 raste në Shkodër, Kurbin, Kavajë, Vlorë, nga 4 raste në Durrës, Fier, Has, nga 3 raste në Berat, Kamëz, Gjirokastër, 2 në Kuçovë, nga 1 rast në Krujë, Mirditë, Mat, Bulqizë”.
Gjatë 24 orëve të fundit 150 qytetarë kanë fituar betejën me Covid-19, ndërsa prej fillimit të pandemisë numri i të shëruarve ka shkuar në 5732.
Tv Klan