Vijojnë të ulen shifrat e Covid në Shqipëri


Vijojnë të ulen shifrat e Covid në Shqipëri

19:12 04/10/2021

207 raste dhe 5 viktima gjatë 24 orëve

Vijojnë të ulen rastet e Covid në Shqipëri. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë nga 3067 testime të kryera kanë rezultuar pozitiv vetëm 6.7 % mostrave, ose e thënë ndryshe 207 persona. Shumica vijojnë të jenë në kryeqytet me 119  raste, 13 në Lushnje, 11 në Durrës, 9 në Fier, 8 në Sarandë dhe nga 5 raste në Tepelenë, Përmet, Vlorë. Tabele

Edhe kurba e të infektuarve aktivë ka pësuar ulje, duke zbritur në afro 8700 të tillë në të gjithë vendin.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 5 pacientë, ku 3 qytetarë të moshave 45-74 vjeç janë nga Tirana,  1 qytetare nga Elbasani 65 vjeçe dhe një 71 vjeçar nga Durrësi.

Aktualisht në Spitalet Covid 1 dhe Covid 3 po marrin trajtim 185 pacientë, nga të cilët 38 janë në gjendje më të rëndë shëndetësore. Sipas bluzave të bardha, shumica e të shtruarve në spital janë të pavaksinuar.

Tv Klan






Të ngjashme