
5-vjeçarja trime shpëton 3 motrat nga vdekja e sigurt
Një vajzë e vogël ka shpëtuar 3 motrat e saj nga një aksident fatal në një zonë rurale të Queenslandit, Australi.
5-vjeçarja gjendej në sediljen e pasagjerit ndërkohë që e ëma, Lacey Bradford i jepte makinës. 3 motrat e saj gjendeshin në sediljen e pasme të makinës në kohën kur automjeti u përmbys duke lënë të vdekur në vend nënën e tyre. Megjithëse dëshmoi vdekjes e mamasë së saj, vogëlushja trime doli nga makina duke tërhequr jashtë 3 motrat e saj, një 4-vjeçare dhe dy binjaket 2 vjeç.