50 Euro për të transportuar refugjatë
Policia e Pogradecit ka arrestuar një 40-vjeçar nga Tirana me iniciale E.B., i cili akuzohet për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit. 40-vjeçari i arrestuar u ndalua në fshatin Lin duke transportuar me minibusin e tij 14 emigrantë të huaj.
Sipas policisë, 40-vjeçari do të merrte 50 Euro për secilin duke u ofruar atyre transportin drejt Kosovës. Ai u arrestua në flagrancë dhe materialet hetimore i kaluar Prokurorisë.
/tvklan.al