50 të vrarë në një sulm kamikaz në Afganistan
Më shumë se 140 të plagosur në qytezën Kunduz
Një sulmues vetëvrasës në një xhami në krahinën e Kunduz në Afganistan shkaktoi mbi 50 të vrarë dhe mbi 140 të plagosur.
Ende asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
Shpërthimi vjen pas disa sulmeve, përfshirë edhe një xhami në Kabul, javët e fundit ku shënjestra janë komuniteti shiit.
Ngjarje të tilla po sfidojnë sigurinë e vendit që tani qeveriset nga talebanët.
Tv Klan